16 Janar 2025

Ministri Hajredin Kuçi vizitoi sot Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 7 shtator - Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi vizitoi sot Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe u prit nga kryetari i kësaj komune Goran Rakiq dhe znj. Adriana Hoxhiq, Shefja e Zyrës Administrative të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Bashkërisht vizituan objektin ku do te vendoset Prokuria Themelore dhe Gjykata Themelore për pjesën veriore,  për të parë nga afër  përgatitjet që janë duke u bërë dhe të dyja palët u dakorduan për përshpejtimin e punëve që objekti të jetë funksional në afatin optimal.

Ministri Kuçi dhe Rakic e kanë vlerësuar të rëndësishëm implementimin e  plotë të  pikave të Marrëveshjes  për  Drejtësinë, të arritur në Bruksel, e cila garanton sistemin unik të drejtësisë në Kosovë dhe ofron drejtësi për të gjithë qytetarët.

Politika integruese është e vetmja politikë  që garanton integrimin dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të asaj pjese të Kosovës, vlerësoj Ministri Kuçi.

Gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut Ministri  Kuçi i shoqëruar edhe nga  zëvendës shefja e misionit EULEX znj. Joelle Vachter ka vizituar edhe Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut,  ku është pritur nga drejtori Milan Radojevic.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar këtë institucion si shembull shumë të mirë të integrimit dhe profesionalizmit. Ai e ka përgëzuar drejtorin për lidershipin e treguar dhe i ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme  për këtë institucion.

Ministri Kuçi ka theksuar se shumë shpejt do të fillojë punën Gjykata Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila do të ketë efektet e saj pozitive edhe për Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, sepse nuk mund të ketë drejtësi funksionale pa gjykata dhe shërbim korrektues funksional.

Vizita e sotme e Ministrit Kuçi në Mitrovicën e Veriut është pjesë e angazhimit dhe përkushtimit të tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për të funksionalizuar të gjitha strukturat e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në gjithë territorin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)