Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton KFOR-in
Prishtinë, 11 dhjetor - Ministri Gjerman i Mbrojtjes, Thomas De Maiziere dhe pesë anëtarë të Parlamentit gjerman vizituan shtabin kryesor të KFOR-it dhe u takuan me Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, në kampin Film City në Prishtinë.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina dhe stafi i tij mirëpritën Ministrin Gjerman të Mbrojtjes dhe mysafirët e nderuar gjatë një brifingu në shtabin kryesor të KFOR-it, të drejtuar nga Komandanti i KFOR-it, ku diskutuan për operacionet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një sukses të KFOR-it dhe një arritje për organizatat vendore të sigurisë.
Ky qëllim i rëndësishëm u arrit duke iu falënderuar gjithashtu mbështetjes së madhe të ofruar nga kontingjenti gjerman i përbërë nga 685 ushtarakë në të gjithë KFOR-in. Gjeneral Major Salvatore Farina falënderoi Ministrin për kontributin e rëndësishëm dhënë KFOR-it, përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave gjermane.
Ministri Gjerman i Mbrojtjes konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për përpjekjet e KFOR-it në mënyrë që të sigurojë përmbushjen e misionit të NATO-s dhe në mbështetje të progresit për të gjithë popullin e Kosovës.
Në përfundim të vizitës së tij në shtabin kryesor të KFOR-it, Ministri Gjerman i Mbr