Ministri Gjerman i Mbrojtjes viziton KFOR-in
Prishtinë, 26 mars - Ministri Gjerman i Mbrojtjes, Dr. Karl-Theodor Freiherr zu Guttenberg, do ta vizitojë KFOR-in nga dita e hënë, deri të martën.
Dr. Guttenberg, i cili mban titullin e doktorit të shkencës në drejtësi, është emëruar ministër Federal i Mbrojtjes më 28 Tetor 2009. Në kabinetin e mëparshëm ai ka mbajtur pozitën e ministrit Federal të Ekonomisë dhe Teknologjisë. Vendlindja e tij është Mynihu.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, do ta informojë Dr. Guttenberg mbi situatën aktuale në Kosovë.
Një konferencë për shtyp do të mbahet në Shtabin e KFOR-it më 29 mars duke filluar nga ora 16.20, nga ministri dhe KOMFOR-i.