13 Janar 2025

Ministri Gashi priti në takim shefin e ri të UNHCR-së në Kosovë

Prishtinë, 30 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim shefin e ri të misionit të UNHCR-it në Kosovë, z. Erol Arduc, i cili shoqërohej nga z.Narasimha Rao, ish-shef i misionit.

Fillimisht ministri Gashi i uroi për detyrën z. Arduc, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me misionin e UNHCR-it në Kosovë, ministri Gashi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për projektet e përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNHCR-së në fushën e migrimit, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës janë duke menaxhuar mirë çështjen e azilkërkuesve në Kosovë.

Ministri Gashi falënderoi z. Rao për punën që ka bërë gjatë misionit të tij, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast ministri Gashi i njoftoi edhe për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.
 
Ndërsa –ish- shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, z. Narasimha Rao, e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe MPB-në në përgjithësi, për mundësitë  që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë të gjejë partner serioz për të realizuar objektivat e përbashkëta. Ai theksoi se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më shefin e ri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)