Ministri Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës
Prishtinë, 16 gusht – Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri.
Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Pejës, me ç’rast ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri e njoftoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve paisjen me dokumente.