Ministri Gashi do të vizitojë Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare

Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, sot do të vizitojë Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.
Me këtë rast, ministri Gashi do të shohë për së afërmi punimet që po zhvillohen, sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave, duke pasur parasysh shtimin e fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë Pikë Kalim Kufitar gjatë sezonit veror.
Zbatimi i këtij projekti, i cili pritet të përfundojë deri në shtator të këtij viti, do të përmirësojë efektivitetin dhe aftësitë e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e rregullave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Kufirit