Ministri Gashi do të vizitojë Komunën e Gjilanit
Prishtinë, 1 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi sot me 1 gusht në ora 13:30, do të qëndroj për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri.
Gjatë kësaj vizite ministri Gashi do të vizitojnë gjithashtu edhe pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë për të parë nga afër sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave.