04 Maj 2024

Ministri dhe Komandanti i FSK-së pritën admiralin e NATO-s, Bruce Klingan

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pritën sot, në ambientet e Ministrisë së FSK-së, komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s, admiralin Bruce W. Clingan.

Nga ana e tij admirali Clingan përgëzoi ministrinë për FSK dhe FSK-në për të gjitha të arriturat dhe për punën e mirë që po bëjnë në mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Ministri Çeku e falenderoi admiralin Clingan për mbështetjen që NATO i ka dhënë MFSK-së dhe FSK-së përmes Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, si dhe me punën e shkëlqyer të KFOR-it si një Forcë stabilizuese në Kosovë.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku gjithashtu e informoi admiralin Clingan për zhvillimet e fundit, gjithashtu edhe me vendimin e sotëm të Qeverisë për të ardhën e FSK-së dhe theksoi faktin se këto zhvillime të reja janë në interesin më të mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Ministri Çeku e siguroi Admiralin Clingan se FSK-ja do të vazhdojë ti shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës, të jetë Forcë për të mirë në rajon dhe e cila do të zhvillohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Ministri Çeku i kërkoi admiralit Bruce W. Clingan mbështetjen e NATO-s për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)