Ministri dhe Komandanti i FSK-së, në ceremoninë lamtumirëse të KFOR-it
Prishtinë, 14 janar Ministri dhe Komandanti i FSK-së, në ceremoninë lamtumirëse të KFOR-it për gjeneralin Peter Braunstein.
Në ceremoninë lamtumirëse të organizuar nga komanda e KFOR-it në Film City, me rastin e kryerjes së detyrës së drejtorit të NLAT-it (Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO) në FSK, gjeneral brigade Peter Braunstein, morën pjesë: Ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi dhe drejtori për Politika dhe Plane z. Faruk Geci.
Në fjalën e tij, në ketë ceremoni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati vlerësoi lartë angazhimin e gjeneralit Baraustein, duke u shprehur se ai si Drejtori i NLAT , General Braunstein dukshëm ka kontribuar në realizimin e suksesshëm të disa projekteve dhe iniciativave. Gjenerali Braunstein aktivisht e ka mbështetur organizimin e Konferencës së dytë të Asistencës për Forcën e Sigurisë. Po ashtu udhëheqja e tij ishte shumë e rëndësishme në funksionalizimin e ciklit të komandës dhe kontrollit në mes të NLAT dhe FSK-së .
Komandanti i FSK-së në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, gjeneralit Braunstein i ndau medaljen për \"Shërbim vetëmohues