Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në Prekaz
Po sot ministri i MFSK-së, Haki Demolli, zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në nderim të ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, vendosën lule të freskëta dhe bënë homazhe.
Me këtë rast ministri i FSK-së zotëri Haki Demolli u shpreh se; Ne sot vizituam Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe Varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ku në shenj respekti dhe përkushtimi, për veprën që kanë bërë; komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, së bashku me komandantin dhe eprorët e lartë erdhëm ti bëjmë nderimet tona, në 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën që të japim kontributin tonë në ndërtimin e shtetit tonë, shtetit të së drejtës dhe shtetit të gjithë qytetarëve të Kosovës.