17 Janar 2025

Ministri Demolli u nis për vizitë zyrtare në Kanada

Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli, me ftesë te Ministrit te Mbrojtjes se Kanadasë, u nis sot, për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor 2016.

Ministri Haki Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Sekretari e Mbrojtjes Amerikan Robert Work si dhe me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, zotëri Harjit Singh Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe  nga ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare.

Konferenca,  Forumi i Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare, është  konferencë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Amerikën e Veriut, dhe takimi më i madh i udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)