Ministri Demolli pranon detyrën nga ministri Çeku
Prishtinë, 12 dhjetor - Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot zyrtarisht u bë pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të MFSK-së.
Ish ministri Çeku, me këtë rast, i uroi detyrën ministrit të ri, z. Haki Demollit duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e MFSK-së.
Ai e njoftoi ministrin e ri, me të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe për projektet të cilat janë në vazhdim.
Agim Çeku gjithashtu falënderoi gjithë stafin e ministrisë dhe drejtuesit e FSK-së, për bashkëpunimin e suksesshëm që treguan përgjatë rrugëtimit në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrinë për FSK-në dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.
Nga ana e tij, ministri Demolli pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Agim Çeku duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo force, dhe njëheritë konfirmoi përkushtimin për të vazhduar, me angazhimin maksimal, në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të ri, ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Katrtai, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneralmajor Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj dhe drejtor i NAT-it, Ekipit Këshillues i NATO, z. Kevin Llanch.