Ministri Demolli nesër nis vizitën zyrtare në Shqipëri
Prishtinë, 26 janar - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Mimi Kodheli, sot, udhëton zyrtarisht për në Tiranë.
Ministri Demolli, nesër, pra me 27 janar, duke filluar nga ora 09:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, do të pritet solemnisht nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë dhe ministrja zonja Kodheli.
Gjithashtu ministri i FSK-së, zotëri Haki Demolli dhe delegacioni i MFSK-së do të kenë takim me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, zonjën Kodheli dhe autoritetet e ministrisë të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura shqiptare.
Gjatë vizitës është paraparë edhe qëndrim i shkurtër në repartet e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe një varg takimesh e aktivitetesh të parapara të cilat do ti kontribuojnë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të dy ministrive, dy forcave dhe dy vendeve tona.
Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të ministrisë për FSK, zotëri Haki Demolli, në ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, prej që zotëri Demolli është emëruar ministër i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.