Ministri Demolli dhe komandanti Rama në vizitë zyrtare në Kroaci
Prishtinë, 24 mars - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ante Kotromanoviq do të zhvillojnë një vizitë dy ditore në Zagreb.
Ministri Demolli dhe delegacioni i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të priten me nderime të larta shtetërore, fillimisht në ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë, ku do të zhvillohet takimi me ministrin kroat, Ante Kotromanoviq, pastaj takimi me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq, takime me Kryetarin e Parlamentit, Josip Leko në Parlamentin kroat, dhe një varg vizitash në kazerma dhe ambiente ushtarake të Republikës së Kroacisë.
Gjatë vizitë është paraparë edhe nënshkrimi i Planit bilateral për vitin 2015, ndërmjet ministrisë për FSK dhe ministrisë të Mbrojtjes të Kroacisë. Nënshkrimin e memorandumit nga pala kosovare do bëhet nga kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departamentit për Bashkëpunim, Siguri dhe marrëdhënie me jashtë si dhe Petar Mihatov, shef i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe siguri i Ministrisë të Mbrojtjes të Kroacisë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e delegacionit të ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Republikën e Kroacisë, prej që ministri Haki Demolli dhe komandanti, gjeneral Rama kanë marrë drejtimin e ministrisë për FSK dhe FSK-së.