Ministri Çeku udhëtoj për një vizitë zyrtare në NATO-Bruksel
Prishtinë, 23 maj - Me ftesë të Zëvendës Sekretarit Gjeneral të NATO-s, ambasadorit Aleksandër Vershbow, sot, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, z. Agim Çeku së bashku me komandantin FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, udhëtuan për në Bruksel, ku nesër, do të zhvillojnë takime të shumta me personalitetet më të larta të NATO-s.
Delegacioni i Ministrisë së FSK-së, i udhëhequr nga Agim Çeku, ministër, fillimisht do të zhvillojë një takim, me Zëvendës Sekretarin Gjeneral të NATO-s, ambasadorin Vershbow, me të cilin do të bisedojnë për të arriturat e FSK-së, si dhe për të ardhmen e saj.
Delegacioni i FSK-së, më pastaj, do të ketë takime të ndara me zonjën Catherine Wendt, shefe e Njësisë C1, (njësia për Kosovë) në Komisionin e Drejtorit Gjeneral për Zgjerim, me ambasadorë të NATO-s, si dhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Shërbim të Jashtëm Evropian, Maciej Popowski.