13 Maj 2024

Ministri Çeku udhëtoi për një vizitë zyrtare në Slloveni

Prishtinë, 10 qershor - Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiq, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Agim Çeku, sot udhëtoi për në Slloveni, ku ditën e nesërme  pritet nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në mes të dy ministrive, asaj të Sllovenisë dhe të Ministrisë së FSK-së.

Pritet që të dy ministrat, gjatë këtij takimi dhe nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi t’i japin një shtytje raporteve të mira me një dinamikë më të madhe të bashkëpunimit të mirë, që kanë të dy ministritë. 

Gjatë qëndrimit në Slloveni, ministri Agim Çeku do të ketë takime edhe me personalitete tjera në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)