Ministri Çeku takoi gjeneralin amerikan Frank Grass
Prishtinë, 6 nëntor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), Agim Çeku, priti në një takim zyrtar, gjeneralin Frank J. Grass, shefi i 27-të me radhë i Byrosë së Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ministri Agim Çeku, me këtë rast, e ka falënderuar gjeneralin Frank Grass dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndihmën e vazhdueshme që po japin për Kosovën dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjeneralin Grass, ministri Çeku, e njoftoi edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; plotësimin e kapaciteteve operacionale, trajnimet, shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së, bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe me punën, që po bëhet, për Rishikimin e Sektorit Strategjikë të Sigurisë.
Ndërsa, gjenerali amerikan, Frank Grass, ka përshëndet, për të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e FSK-së, edhe në të ardhmen.