Ministri Çeku priti ambasadoren e Republikës së Francës
Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës Agim Çeku priti në ambientet e reja të Ministrisë të FSK-së, ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet të cilën e njoftoi me të arriturat e deritanishme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren e Francës, znj. Daviet për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, me theks të veçantë për ndihmën për Forcën e Sigurisë të Kosovës.
Ndërkaq ambasadorja e Francës znj. Maryse Daviet falënderoi ministrin Çeku, për pritjen dhe premtoi angazhimin e saj edhe në të ardhmen, për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve dhe dy ministrive përkatëse.