Ministri Çeku po merr pjesë në konferencën shkencore në Turqi
Prishtinë, 11 gusht - Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Agim Çeku, po merr pjesë në Konferencën Shkencore Ushtarake , organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Hulumtime të Paqes (IPRA), që po mbahet në Universitetin prestigjioz Turk, Sakarya, i cili filloi sot punimet.
Ministri Çeku, në këtë konferencë do të prezantojë, në panel, temën: Çarmatimi dhe Veprimet Strategjike jo-të dhunshme me fokus në zhvillimet e sigurisë në Kosovë, që nga viti 1998 e deri më sot, dhe për transformimet e suksesshme të forcave të armatosura që nga UÇK-ja deri tek bërja gati për transformimin e FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Konferenca i vazhdon punimet deri më 13 gusht 2014.