Ministri Çeku në konferencën e React në Mal të Zi
Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku udhëtoi sot, për të marr pjesë, në Konferencën Rajonale të Kampit Evro-Atlantik React 2013, i cili po mbahet në qytetin e Plavës, në Mal të Zi.
Konferenca i ka filluar punimet më 26 gusht dhe do të zgjasë deri më 31 gusht 2013.
Në këtë konferencë po marrin pjesë personalitetet më të larta politike, ushtarake, OJQ-të, etj, nga 28 shtete, si: kryeministra, ministra të mbrojtjes, ambasadorë, ekspert ushtarakë, përfaqësues të medieve, studentë të universiteteve të ndryshme dhe analistë nga shumë vende të botës.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, nesër, para pjesëmarrësve të kësaj konference, do të ligjërojë temën: Republika e Kosovës në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Bashkëkohore
Gjatë, mbajtjes së kësaj Konference, do të mbahet 16 leksione, tetë seminare, debate pro dhe kundra NATO-s, etj.