Ministri Çeku në konferencën e 50-të të Mynihut për Sigurinë
Mynih, 31 janar - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku po merr pjesë në punimet e Konferencës së 50-të të Mynihut për Sigurinë, që po zhvillon punimet nga sot 31 janar dhe do të zgjasë deri me 2 shkurt 2014, në Munih të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në Konferencë pritet të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me temat si: Mbrojtja e ardhshme evropiane, Procesi i paqes në Lindjen e Mesme, Kastastrofa siriane, E kaluara, e tashmja dhe ardhmja e Sigurisë dërkombëtare, Dialogu Prishtinë-Beograd, dhe çështje tjera të sigurisë evropiane dhe botërore.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë punimeve të Konferencës dhe do të ketë takime me homolog nga vendet pjesmarrëse në Konferencën e 50-të të Mynihut pë Sigurinë. Konferenca përfundon punimet me nxjerrjen e një deklarate të përbashkët.