07 Maj 2024

Ministri Çeku dhe ministri Imami nënshkruan marrëveshjen SOFA

Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami,  në një akt solemn nënshkruan  marrëveshjen SOFA. 

Më rastin e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat e FSK-së, Shemsi Veseli dhe Bejtush Gashi si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Sigurisë, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe shefit të Ushtrisë shqiptare, gjeneral major Xhemal Gjunkshi. Marrëveshja ndërmjet dy vendeve u nënshkrua në kazermën e FSK-së, në Prizren.

Ministri i FSK-së Agim Çeku tha se gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit me Ministrinë e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kemi realizuar një varg aktivitetesh dhe  bashkëpunimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Këtij bashkëpunimi po i shtojmë edhe një dokument që i rregullon marrëdhëniet tona edhe më fuqishëm dhe kjo po bëhet mbi bazën e standardeve të NATO-s.

Ministri Çeku me këtë rast në emër të Ministrisë për FSK, dhe në emër të FSK-së i dorëzoj ministrit Arben Imami, medalje për “Shërbim të merituar”, në shenjë respekti për punën, kontributin dhe ndihmën e pakursyer në mbështetje të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami me këtë rast tha se bashkëpunimi i frytshëm që ekziston ndërmjet të dy ministrive dhe Forcave, do të vazhdoj edhe më tutje dhe se kjo po fuqizohet edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes Suplementare SOFA, dhe kjo është edhe me e fuqishme sepse po shkojmë drejt rrugës se integrimit në NATO.

Ministri Imami po ashtu, potencoj se kjo është vizita e fundit zyrtare e tij në këtë mandat që po i bëhet Kosovës dhe FSK-së, dhe se ndjehet i lumtur që pikërisht me FSK-në po e përfundon agjendën e tij si ministër sa i përket angazhimeve zyrtare në Kosovë.

Marrëveshja SOFA, rregullon procedurat e hyrjes/daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës u prit me nderime të larta shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së, si edhe me antonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)