Ministri Çeku dhe gjeneralmajor Rama udhëtojnë për në SHBA
Prishtinë, 26 janar - Nga 27-30 janari 2013, Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku i shoqëruar nga Komandanti i Forcës Tokësore (KFT) gjeneralmajor Rrahman Rama do të vizitojë SHBA.
Në këtë vizitë ata do takohen me zyrtarë të nivelit të lartë për të diskutuar çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin dypalësh, në sektorin e sigurisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ministri Çeku dhe gjeneral Rama në Uashington do të vizitojnë Departamenti e Mbrojtjes të SHBA-ve , Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Vizita do të vazhdojë në shtetin e Ajovës, ku ministri Çeku do të ketë takime dhe do ti drejtohet Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Ajovës.
Ministri Çeku dhe gjeneral Rama gjithashtu do të takohen me Komitetin e Shtëpisë për Çështje të Veteranëve të dhe Komitetin e Senatit për Çështje të Veteranëve, si dhe do të kenë takime me senatorin Daryl Beall dhe me Gjneralmajorin Tim Orr, Komandant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.