Ministri Agim Çeku priti në takim admiralin Bruce Clingan
Prishtinë, 21 korrik Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku priti në vizitë komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të Alenacës (KFBA) në Napoli, admiralin Brus Clingan, si dhe pasardhësin e tij në detyrë admiralin Mark Ferguson III, të shoqëruar edhe nga komandanti i Forcave Paqëruajtëse të KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina.
Me këtë rast ministri Çeku e njoftoi admiralin Clingan mbi të arriturat e deritanishme të FSK-së si dhe për dinamiken e procesit në të cilen ndodhet aktualisht. Gjithashtu, ministri Agim Çeku e njoftoj admiralin Clingan mbi procesin e implementimit të rekomandimeve të dala nga procesi i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.
Nga ana e tij admirali Clingan shprehu interesimin dhe angazhimin e tij të pakursyer dhe përkrahjes për FSK-në në rrugën e zhvillimit. Admirali Clingan u shpreh gjithashtu se Komanda e Bashkuar e Forcave të Alenacës në Napoli me vëmendje përcjell zhvillimet në Republikën e Kosovës sa i përket fushës së sigurisë, dhe se Napoli është i bindur se Kosova është në rrugë të drejt.
Admirali Clingan gjithashtu tha se edhe pasardhësi i tij në detyrë admirali Ferguson është shumë i interesuar që bashkëpunimi në mes të KFBA-së në Napoli dhe FSK-së të vazhdoi dhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri më tani.