Ministrat e mbrojtjes të vendeve të rajonit mblidhen në Pejë
Pejë, 4 nëntor - Ministrat e mbrojtjes të vendeve të rajonit do të mblidhen sot në Pejë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Forcë së Sigurisë të Kosovës.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe përfaqësues të NATO-s.
Në hapje të saj, pritet të marrin pjesë presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Në konferencë, nuk do të jetë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, të cilit edhe nuk i është bërë ftesa për pjesëmarrje.