Ministrat e mbrojtjes së NATO-s diskutojn për Kosovën
Bruksel, 9 tetor - Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s sot në Bruksel e fillojnë takimin dyditësh, në të cilin pritet të diskutohet për misionet në Afganistan dhe Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen ka bërë të ditur se Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, do ta shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe do të paraqitet raporti më i ri për operacionet e KFOR-it.
Ai a thënë se ministrat e NATO-s dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.
Sipas tij, do të ketë kryesisht diskutim teknik dhe nuk është paraparë të merren çfarëdo vendimesh lidhur me zvogëlimin e trupave ose për çështjet taktiko-operative.