Ministrat e BE-së kërkojnë Gjykatën Speciale
Bruksel, 16 dhjetor - Ministrat e Bashkimit Evropian i japin mbështetje vazhdimit të procesit të zgjerimit dhe kjo do të shihet edhe në konkluzionet të cilat do të miratohen në fund të takimit të martën, draftin e të cilave e ka siguruar edhe Koha Ditore.
Por, nga ato do të shihet qartë se nuk ka më automatizëm në këtë proces dhe se BE-ja, krahas përgatitjes nga ana e kandidatëve dhe përmbushja e të gjitha obligimeve nga to, si kusht përmend edhe përgatitjen e vet Bashkimit Evropian për të pranuar anëtarë të rinj.
Tashmë tradicionalisht, në takimin e fundit në dhjetor, Këshilli i BE-së diskuton për paketën e zgjerimit të cilën që në tetor e miraton Komisioni Evropian krahas raporteve individuale të progresit.