16 Janar 2025

Mikel Qupi akuzohet për tentim vrasjen e Mimoza Kusari- Lila

Prishtinë, 26 dhjetor - Mikel Qupi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për tentim vrasjen e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila.

Ai dyshohet se kishte angazhuar shtetasin nga Shqipëria, Gramoz Nokshiqi, për ta kryer këtë vrasje, për të cilën do të paguante 300 mijë euro, si dhe 30 mijë euro për vrasjen e një pjesëtari të familjes Radi.

Nokshiqi do të jetë dëshmitar bashkëpunues, pas ngritjes së aktakuzës, e cila do të bëhet publike në fillim të javës së ardhshme, shkruan “Koha Ditore”.

Përpilimi i aktakuzës, sipas burimeve të “Kohës Ditore”, ka përfunduar këtë javë dhe ky dokument pritet të dorëzohet të hënën në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Qupi, i cili akuzohet si porositës i këtyre vrasjeve, është arrestuar më 8 tetor të këtij viti.

Ai është banor i fshatit Bishtazhin të Gjakovës, si dhe drejtues i bashkësisë lokale në këtë fshat. 

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)