MIK, nënshkrohen 2 procedurat standarde të operimit
Prishtinë, 30 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), Sasa Rasic mbajti takim me drejtorin e Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, drejtorin e Departamentit të policisë kufitare, Shaban Guda dhe kryeshefin e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, Valdet Gjinovci.
Në këtë takimin u nënshkruan dy procedurat standarde të operimit në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (PSO), për kontrollin e vijës se dytë dhe PSO-së për analizë të rrezikut.
Pas nënshkrimit të këtyre dy PSO-ve do të ndikohet drejtpërdrejtë në rritjen dhe lehtësimin e qarkullimit në kufi, si dhe ndikon në rritjen e sigurisë kufitare.
Me nënshkrimin e këtyre PSO-ve avancohet edhe më tej bashkëpunimi ndërmjet tri agjencive që kanë përgjegjësi të menaxhojnë kufirin në Republikën e Kosovës.