Mijëra qytetarë në marshin për Haradinajn
Prishtinë, 6 janar - Mijëra qytetarë sot kanë marrë pjesë në Marshin Protestues, me moton Ramush Haradinaj është Kosova.
Qyetarët, janë mbledhur përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, dhe kanë marshuar qetë e dinjitetshëm deri të Ambasada e Francës në Prishtinë dhe anasjelltas.
Organizatorët e këtij Marshi atje kanë dorëzuar një letër me disa kërkesa për autoritetet e gjyqësisë franceze, duke kërkuar që të moz zhagiten proceduarat gjyqësore dhe Haradinaj të lihet i lirë në rrugëtimin e tij!
Po sot Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar nismën e thirrjes së një séance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për çfarë tashmë i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, kjo pas situatës së krijuar më zotin Haradinaj, e me kërkesë që kthimi në atdhe i Ramush Haradinajt, të konsiderohet detyrë shtetërore, si dhe të pezullohen bisedimet me Serbinë.
Ardian Gjini, anëtar i kryesisë së AAK-së, ka thënë se arrestimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest nga Serbia, është poshtërim për Kosovën.
Nuk është drejtësi me mbajt një njeri që ka vendosur gurin e themelit të lirisë këtu. Edhe Franca edhe Sllovenia dhe Amerika edhe e gjithë bota e lirë i ruajnë gurët e themeleve të pavarësisë dhe të lirisë së vet, edhe ne duhet të ruajmë gurtë e lirisë pavarësisë dhe themelet e shtetit tonë, ka thënë Gjini.
Ardian Gjini ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka arritur të mbrojë qytetarët e vendit të vet.
Ne nuk e kemi pasur një qeveri e cila dinë ë kujdeset për qytetarët e vet që dinë të kujdeset për vlerat e lirisë dhe pavarësisë. Asnjë shtet nuk mund ët ekzistoj nëse nuk kujdeset për vlerat e veta. Kjo qeveri ka lejuar që Serbia të na poshtërojë në vazhdimësi, Këto poshtërime duhet të ndalen.