Miglietta takon ambasadoren franceze dhe atë turke në Kosovë
Prishtinë, 13 gusht - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta u takua sot në mëngjes, në Kampin Film City, Shtabi i përgjithshëm i NATO KFOR-it, në Prishtinë, me ambasadoren e Francës, Shkëlqesinë e saj, Maryse Daviet.
Gjenerali Miglietta dhe ambasadorja Daviet diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, duke u përqendëruar në zhvillimet e brendshme të fundit.
Ata theksuan rolin e efektshëm të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.
Ambasadorja e Francës, së bashku me ambasadorin amerikan, britanez, gjerman dhe italian janë pjesë e ambasadorëve të Kuintit (Quint-it).
Pasdite, gjenerali Miglietta pranoi ambasadoren e Turqisë për Kosovën, Shkëlqesinë e saj, znj. Songul Ozan. Gjatë takimit, gjenerali Miglietta theksoi rolin e rëndësishëm, profesionalizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të pjesëtarëve turkë në KFOR. Ambasadorja Ozan konfirmoi që për njerëzit në Kosovë, KFOR-i është një nga institucionet më të besueshme.
Aktualisht, Turqia është një nga Kombet Kontribuese më të rëndësishme të KFOR-it, me më shumë se 380 ushtarë. Njëkohësisht, Turqia është kombi udhëheqës i Detashmentit të Përbashkët Rajonal Jug.
Ambasadorja Daviet dhe ambasadorja Ozan falënderuan Gjeneralin Miglietta për emërimin e tij prestigjioz si Komandanti i 20 i KFOR-it.