18 Janar 2025

Miglietta, takoi Stavilecin

Prishtinë, 5 prill - Sot, Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me Ministrin për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, z. Blerand Stavileci, në selinë e KFOR-it në kampin \"Film City\".

Gjatë takimit, Gjenerali Miglietta dhe Ministri Stavileci, kanë shprehur vlerësimet e tyre mbi gjendjen e sigurisë dhe kushtet ekonomike në Kosovë.

Ata u pajtuan mbi rëndësinë e zbatimit të sundimit të ligjit, si një faktor kyç për nxitjen e investimeve ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Ministri Stavileci ka konfirmuar se prania e KFOR-it kontribuon në krijimin e kushteve për stabilitet më të mirë ekonomik dhe prosperitetit në rajon.

Për më tepër, Gjenerali Miglietta ka konfirmuar se KFOR-i, si reagues i tretë i sigurisë në Kosovë, mbetet plotësisht i angazhuar në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)