18 Janar 2025

Miglietta takohet me shefin Ushtrisë së Maqedonisë

Prishtinë,  6 prill -  Sot, shtabin kryesor të Forcës së Kosovës, u mbajtën bisedimet e Nivelit të lartë në mes komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, Gjeneral Lejtnant Metodija Velickovski.

Zyrtarët e nivelit të lartë diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Ballkan.

Lidhur me çështjen e fluksit të emigrantëve në të gjithë Ballkanin, ata ranë dakord me kërkesën për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike përmes përfshirjes së të gjithë akterëve ndërkombëtarë.

Gjeneral Velickovski theksoi rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar në mënyrë konstruktive dhe në koordinim të ngushtë me të gjithë akterët në Kosovë dhe vendet fqinje.

KFOR-i, si reagues i tretë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e tij, në bazë të mandatit të NATO-s, promoviming e të gjitha aktiviteteve për zbatimin e procesit të stabilizimit në rajon.

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe çdo ndryshim i qëndrimit të forcës së KFOR-it në të ardhmen do të bazohet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren.
Gjeneral Miglietta theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë akterët në nivel rajonal ballkanik.

Këto takime janë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë në agjendën e Komandantit të KFOR-it me qëllim për të rritur dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ushtarak midis vendeve me të cilat kufizohet Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)