Miglietta takohet me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë
Prishtinë, 24 mars - Sot, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, Komadanti i KFOR-it gjneral Guglielmo Luigi Miglietta mbajti një takim të nivelit të lartë me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo.
Gjatë takimit, të dy oficerët e rangut të lartë dhe stafi ndërkombëtarë i KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën e tanishme të sigurisë në Kosovë. Ata gjithashtu diskutuan për fluksin e migrimit dhe fenomenin kompleks te luftëtarëve të huaj.
KFOR-i si reagues i tretë në mbajtje të një ambienti të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e tij, sipas mandatit të KB-ve.
Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe çarëdo ndryshim i prezencës së KFOR-it në të ardhmen do të mbështetet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren.
Ata u pajtuan që është e nevojshme të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike e çështjes së migrimit në Ballkan përmes përfshirjes të të gjitha palëve ndërkombëtare.
Gjenerali Bazo thekësojë rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar në mënyrë konstruktive dhe kordinim të ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare. KFOR-i ka misionin më të vjetër, më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-së i cili promovon dhe ndanë vlerat e vendeve të NATO-së, tha gjenerali Bazo.
Kjo ishte edhe një mundësi për gjeneral Miglietta të shprehë falenderimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve të Shqipërisë të vendosur kryesisht si pjesëtarë të stafit të shtabit të përgjitshëm të KFOR-it.
Këto takime janë pjesë e bisedave të nivelit të lartë në kudër të agjendës së KOMKFOR-it që kanë për qëllim ngritjen e dialogut dhe të kuptuarit e përbashkët në mest të vendeve që kufizohen me Kosovën.