Mhahet konferenca e parë e bashkëpunimit civil dhe ushtarak te KFOR-it
Prishtinë, 14 janar - Ekspertët e bashkëpunimit civil dhe ushtarak (CIMIC) u takuan në shtabin qendror të KFOR-it, Forcën Ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO.
Qëllimi i konferencës, i organizuar dhe i drejtuar nga KFOR-i, ishte të lehtësojë dhe koordinojë marrëdhëniet midis Organizatave Ndërkombëtare, Organizatave Joqeveritare dhe KFOR-it, për të përmirësuar zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës.
Në fjalën e tij hyrëse Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele RISI nënvizoi sesi “zhvillimi dhe siguria janë dy fytyrat e të njëjtës medalje.”
Përmes implementimit të projekteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak, ndihmës dhe donacioneve, KFOR-i kontribuon në përpjekjen e përgjithshme ndërkombëtare që synon mbështetjen e institucioneve dhe komuniteteve të Kosovës, me fokus të veçantë në arsim dhe shëndetësi.
Në vitin 2019 KFOR-i dhe kombet që kontribuojnë me trupa ndanë një buxhet prej 370000 € në 140 nisma ndihmëse.
KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore, duke kryer misionin e saj për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Për këtë arsye, përmes projekteve të CIMIC-ut dhe donacioneve, KFOR-i do të vazhdojë t’i dedikojë përpjekjet e tij në mbështetje të çdo iniciative që mund të përmirësojë të ardhmen e popullatës, në veçanti për brezin e ri.