MFSK shpall ushtarin më te mirë te vitit 2018
Prishtinë, 27 prill - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka bërë të ditur se sot do te zhvillohet ceremonia e shpalljes së rezultateve dhe fitueseve të Garës Ndërkombëtare dhe Garës së FSK-së 'Ushtari më i mirë i vitit 2018'.
Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm drejtuesit e Ministrisë për FSK, oficerë të lartë të FSK-së, oficerë të KFOR-it, atashetë ushtarak të vendeve partnere, si dhe mysafirë të tjerë.
Ceremonia do te mbahet në kazermën 'Adem Jashari' të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Prishtinë, amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacionale.