MFSK ogranizon konferencën 'FSK dhe Partnerët'
Prishtinë, 23 tetor - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) do të zhvillojë sot në kazermën "Adem Jashari" punimet konferenca “FSK dhe Partnerët”.
Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffmann, dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo.
Konferenca "FSK dhe Partnerët", është e shtata me radhë dhe e dyta për këtë vit, që organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pjesë e konferencës do të jenë atashetë ushtarakë dhe të mbrojtjes të vendeve partnere, atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.