MFSK, memorandum mashkëpunimi me Tempullin
Prishtinë, 14 shkurt - Sot, në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për FSK-në dhe Shkollës së Lartë Profesionale Tempulli.
Memorandumin për MFSK-në e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm Dr. Shkëlzen Sylaj, ndërsa, në emër të Shkollës së Lartë Profesionale e nënshkroi Dipl. ing Muhamed A. Krasniqi, drejtor i SHLP Tempulli.
Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është bashkëpunimi i dyanshëm në gjitha fushat përkatëse mes të këtyre dy institucioneve.
Ministria për FSK-në do ta ndihmojë-mbështesë Shkollën e Lartë Profesionale Tempulli në aktivitete për realizimin e misionit të saj, do ta ndihmojë në rast të ndonjë fatkeqësie elementare natyrore, me personel dhe teknikë, bazuar në politikat e këtij institucioni dhe kompetencat e MFSK-së dhe FSK-së.
Shkolla e Lartë Profesionale Tempullido ta mbështesë MFSK-në dhe FSK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet, dhe stafit të MFSK-së dhe FSK-së do ti afrojë lirim prej 10%, për të gjithë ata që i ndjekin kurset dhe studimet akademike të saj.