16 Janar 2025

MFSK me marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë

Prishtinë, 23 korrik - Ministri Haki Demolli në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) dhe Atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, nënkolonel Richard Parry në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, nënshkruan amandamentet e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Ministrive të dy vendeve.

Fillimisht,  Ministri Demolli në zyrën e tij, priti në takim Atasheun ushtarak Parry me të cilin biseduan mbi të arriturat e FSK-së, fazen nëpër të cilin po kalon FSK-ja, tani në prag të transformimit, si dhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu mbi rezultatet e këtij bashkëpunimi të frytshëm dhe të sinqertë si dhe mbi planet e bashkëpunimit për të ardhmen.

Nga ana e tij, Ministri Demolli e falenderoj Atasheun dhe nëpërmjet tij Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin zhvillimit të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si në aspektin e shkollime, trajnimeve, këshillimeve e gjithashtu edhe për angazhimin e Britanisë së Madhe që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të zgjerohet në të ardhmën.

Edhe Atasheu ushtarak, nënkolonel Parry shprehu zotimin e tij dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes së vazhdueshmë për Ministrinë e FSK-së dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Në fund Ministri Demolli dhe nënkolonel Parry nënshkruan Amendamentin për vazhdimin e Memorandumit të Bashkepunimit në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurise së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbreterisë së Bashkuar të Britanisë se Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Ky dokument do të jetë në fuqi  deri më 2017 ose në rast të ndonjë ndryshimi ligjor në mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vlenë të theksohet se Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut ka qenë shteti i pare që  ka nënshkruar Marrëveshje bilaterale me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes qysh në vitin 2009.

Në takimin e Ministrit Demolli me Atasheun Parry ishin të pranishëm edhe shefi I Kabinetit të Ministrit, Xhevdet Halili, Këshilltari Ushtarak i ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj, shefi i sektorit për Bashkëpunim ndërkombëtarë dhe Siguri, nënkolonel Hasan Hoxha si dhe Meliza Islami, zyrtare në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)