MFSK dhe KFOR Amerikan dorëzojnë donacion për qytetarët në Graqanicë
Prishtinë, 4 janar - Departamenti për Bashkëpunim Civilo Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan, do ta dorëzojnë një donacion për qytetarët e komunitetit jo shumicë, në Kishën Ortodokse në Graqanicë.
Kështu njoftuar zyra për informim e MFSK-së sipas të cilës donacioni përmban batanije, jastëkë dhe çarçafë.