15 Janar 2025

Meuccit i vazhdohet mandati për një vit në krye të EULEX-it

Prishtinë, 24 qershor - Gabriele Meuccit i është vazhduar mandati edhe për një vit në krye të misionit që vetë e ka quajtur eksperimental. Atij i është vazhduar mandati edhe për një vit – deri më 14 qershor 2016.

Pikërisht me këtë datë përfundon mandati i ri i misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

EULEX-i në Kosovë ka ardhur në vitin 2008, me mandat ekzekutiv për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivel të lartë. Mandati i ndryshuar vitin e kaluar përfundon vitin e ardhshëm.

Nuk ka ndonjë propozim që misioni të vazhdojë edhe më tej, ani se është pjesë e disa marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër, Meucci pritet t’ia vërë drynin EULEX-it në Kosovë vitin e ardhshëm.

Meucci ka thënë ditë më parë se ka ardhur në Kosovë për ta mbyllur misionin. Në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se misioni ka qenë eksperimental.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)