Meucci vlerësoi avancimet e kontrollit të kufirit
Zëvendësministri Hoxha e njoftoi shefin e EULEX-it për punën dhe avancimet që janë bërë në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe theksoi se kjo qendër është në rrugën e duhur të funksionimit dhe të arritjes së objektivave të parapara në legjislacionin përkatës dhe në planin zhvillimor të Qendrës.
QKMK ka synime që në të ardhëm të bëj arritjen e bashkërendimit më efikas, lehtësimit të shkëmbimit të dhënave dhe informatave, si dhe efikasitet më të madh të sistemit për menaxhim të integruar të kufirit, tha zëvendësministri Hoxha.
Ndërsa Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, z. Gabriele Meucci, vlerësoi avancimet e kontrollit të kufirit në këtë qendër unike, qoftë nga bashkërendimi i aktiveve, por edhe në ndalimin e kalimeve ilegale të kufirit të njerëzve dhe mallrave.
Meucci theksoi EULEX-i dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë.