18 Janar 2025

Meucci: Komandantët e UÇK-së s’kanë të drejtë të bëjnë çka të duan

Prishtinë, 14 qershor - Shefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci, i tha Radios Evropa e Lirë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.

Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe përmbledhjes së bisedave për zgjatjen e tij, tha se niveli i korrupsionit në Kosovë nuk dallon nga vendet e tjera, por tha ai është më i vendosur.

Gabriele Meucci tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë është më e vështirë për shkak se “disa liderë në spektrin politik besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan”.

Ai tha se misioni i EULEX-it nuk mund të quhet i dështuar, sepse çdo dështim do të nënkuptonte edhe dështim të vet Kosovës, që këtë mision e ka të bashkëngjitur në sistemin e vet të drejtësisë.

 

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)