Metush Kameri shfajësohet nga akuzat për terrorizëm
Prishtinë, 6 mars - Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka shfajësuar Metush Kamerin nga akuzat penale për Pjesëmarrje aktive në një organizatë terroriste për shkak të mungesës së provave.
Kameri ngarkohej me këtë akuzë penale në aktakuzën e ngritur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga dita kur atyre u dorëzohet kopja e aktgjykimit.