Mërgimtarët mund të kalojnë kufirin përmes Mutivodës dhe Muqibabës
Prishtinë, 15 gusht - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet.
Departamenti i Policisë Kufitare informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë krijim të kolonave dhe pritje të gjata për në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.
Polica e Kosovës me qëllim të shmangies nga pritjet e gjata dhe me qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarët e në këtë rast mërgatën kosovare, i njofton të njëjtit së përpos këtyre dy pikave kufitare mund ti përdorin për qarkullim edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, respektivisht pikë-kalimin kufitar të Mutivodës dhe pikë-kalimin kufitar të Muqibabës.
Të gjithë qytetarët, që dëshirojnë të ju shmangen pritjeve eventuale mund ti shfrytëzojnë edhe këto dy pikë-kalime kufitare Mutivodë dhe Muqibabë pasi që procedurat e kalimit duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, por që nuk ka pritje të gjata momentale.