03 Maj 2025

Menaxhimi i Integruar i Kufirit për vitin 2018-2023, prioritet i MPB-së

Prishtinë, 1 gusht - Zëvendësministi i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, njëherit koordinator nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mbajti takimin konsultativ në lidhje me hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023.

Zëvendëministri Xhemajlaj tha se Strategjia dhe Plani i Veprimit për MIK janë dokumente të rëndësishme të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Kufijëve.

Ai tha se ne duhet t’i përshtatemi rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesave strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së.

Poashtu është diskutuar  për formimin e gurpit punues për themelimin e Planin e Veprimit të Strategjisë 2013-2018, si dhe për harmonizimin e strategjisë konform udhëzimeve administrative, që do të rrisin nivelin e sigurisë.

Në këtë takim morrën pjesë të gjithë akterët e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët do të punojnë në hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)