23 Dhjetor 2024

Menaxhimi i Integruar i Kufirit arrin progres

Prishtinë, 18 mars - Në kryesimin e Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sot u mbajt takimi i radhës së Bordit Ekzekutiv për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Në këtë takim, ministri Rexhepi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të agjencioneve për zbatimin e Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, me qëllim të rritjes së efikasitetit në menaxhimin e kufirit, sidomos me rastin e marrjes së përgjegjësive nga KFOR-i, si dhe luftimin e krimit të organizuar dhe atij ndër-kufitar.

Ministri Rexhepi theksoi avancimin e bashkëpunimit ndër-kufitar me shtetet fqinje, duke potencuar se së  shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje për patrullime të përbashkëta  me Republikën e Maqedonisë dhe fillimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Përfaqësuesit e Agjencioneve të Policisë së Kosovë, Doganave dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, raportuan mbi progresin e arritur në zbatimin e objektivave që dalin nga Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për periudhën e fundit 3-mujore, si dhe vlerësuan avancimin e bashkëpunimit në mes tyre.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që takimi i radhës i Bordit Ekzekutiv të mbahet pas një muaji, përkatësisht më 29 Prill 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)