Menaxheret e vendvotimeve thyejnë rregullat e procesit zgjedhor
Drenas, 4 dhjetor - Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, është duke parë vazhdmisht thyrje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas.
Në shkollën fillore Luigj Kurakuqi në Sankoc, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke daluar kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe levizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendres së votimit.
Po ashtu, edhe në shkollën Xheladin Gashi-Plaku, në Komoran, kemi situatë të njejtë, ku menaxheri i qendres së votimit është duke qendruar jashtë qendres dhe eshte duke ua imponuar qytetarëv votues se për kë duhet votuaar.
Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të filloj sa më parë të mirret më këto rastë që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi.