Memorandum bashkëpunimi për ri-integrimin e të burgosurve
Memorandumi parasheh që Caritasi i Kosovës të realizojë një projekt shtesë ndaj aktiviteteve që realizon Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe që ka për qëllim ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit nga burgu, ku me anë të aktiviteteve edukuese do ju ofrojnë të burgosurve njohuri lidhur me profesione të caktuara të cilat ata mund ti përdorin pas lirimit nga burgu dhe ti shndërrojnë në profesion.
Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kuçi tha se ky projekt do të forcojë misionin e tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për risocializimin dhe ri-integrimin e të burgosurve me qëllim që pas lirimit ata të kthehen të barabartë dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë.
Drejtori i Caritasit Sopi, tha së e gjithë puna e Caritasit është mision dhe shtoi që edhe aktivitetet që do i zhvillojnë me të burgosurit është mision për ti ndihmuar ata.
Projekti i Caritasit të Kosovës do të fokusohet në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, ku edhe do të realizohen aktivitetet që janë të parapara në bazë të modaliteteve profesionale dhe në bazë të rregullave të sigurisë të kësaj qendre korrektuese të parapara me ligj.