Meksikë, 22 të vrarë në përleshjet e policisë me banda
Mexico Sity, 24 korrik - Autoritetet e Meksikës thonë se 22 vetë janë vrarë nga përleshjet e policisë dhe bandave të armatosura, në gjashtë qytete në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.
Ministria e brendshme ka njoftuar se në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë federalë dhe 20 kriminelë të supozuar.
Hapësirat në shtetin Kochoacan janë nën kontrollin e grupeve të dhunshme, të cilat përleshen me njëra-tjetrën dhe poashtu me forcat policore qeveritare.
Në muajin Maj, presidenti Enrique Pena Nieto, e ka dërguar ushtrinë për ti mbikqyrë operacionet e sigurisë në këtë territor, që është njëri nga më të dhunshmit në Meksikë.
Vlerësohet se më se 70 mijë njerëz janë vrarë në lufëtn e bandave të drogës në Meksikë, gjatë shtatë viteve të kaluara.
24 korrik 2013